Aktori i “Harry Potter” prej 10 vitesh vuan nga depresioni

harry

Devon Murray, aktori irlandez i cili ka luajtur rolin e Seamus Finnigan në filmat e “Harry Potter” është shprehur se ka vuajtur për një kohë të gjatë në depresioni. Ai ka bërë një postim në rrjetin social “Twitter” duke treguar se ka rreth 10 vjet që vuan nga depresioni por më në fund ai ka vendosur të flasë për të, pikërisht në Ditën Ndërkomëbtare të Sëmundjeve Mendore, më 10 Tetor. Aktori është shprehur se ndihet më mirë tani që ka kërkuar ndihmë dhe që ka folur rreth problemeve të tij mendore. Ai gjithashtu ka shtuar se periudha e dimrit është më e keqja sa i përket kësaj sëmundjeje. Ai i ka kërkuar të gjithë fansave të tij që të kujdesen për miqtë dhe familjarët e tyre nëse dyshojnë që ndonjëri prej tyre vuan nga problemet mendore.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password