Aksidenti tragjik/ Zbulohen detaje lidhur me jetën e Greta Sherifit

254391_1

Aksidenti tragjik që ndodhi ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, e ku humbën jetën 4 persona (3 femra dhe një mashkull) , i ka tronditur të gjithë. E ndërkohë, kur shumica janë marrë me jetën e shkaktarit të aksidentit, Dashnor Deliallisi, një burim i afërt e njërës prej viktimave e cila ka preferuar të qëndroj anonim, ka rrëfyer për revistaëho.com, jetën e Greta Sherifit.
Greta një vajzë e cila vinte nga prindër të divorcuar ka lindur një fshatin Xarrë të Sarandës, ka bërë një jetë ndryshe nga të tjerët pasi ka lëvizur nga qyteti në qytet e kjo edhe për arsye studimi. Shkollën e mesme e ka bërë në Gjirokastër ndërsa studimet e larta nuk i kishte përfunduar, por kjo gjë nuk e kishte penguar atë të gjente një punë të mirë në një firmë mode.
Sipas burimit, Greta ka qenë një vajzë e ”hedhur” por mjaft shpirtmirë. Gjithmonë e pavarur ajo ka mundur të tejkaloj divorcin e prindërve të saj. Mes Athinës ku i jeton nëna dhe fshatit Xarrë ku jeton i ati, Greta po mundohej të bënte një jetë të qetë, deri në mëngjesin e 13 tetorit ku humbi jetën së bashku me dy shoqet e saj, në atë aksident tragjik.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password