Tronditja e madhe që ka pësuar futbolli me humbjen e ekipit të Chapeonces, në aksidentin tragjik ajror ka bërë bashkë shumë figura të njohura të futbollit, që duan të ndihmojnë me sadopak këtë skuadër fatkeqe. Gazeta prestigjoze “The Sun” bën me dije se dy yje të futbollit si Ronaldinho dhe Riquelme i janë ofruar Chapocoense për të luajtur pa pagesë për 6 muaj në mënyrë që të ndihmojnë ekipin. Ata janë aktualisht pa ekip dhe gjesti i tyre është me të vërtetë për tu vlerësuar. 19 lojtarë dhe stafi humbën jetën dy ditë më parë teksa skuadra udhëtonte për të marrë pjesë në finalen e Amerikës së Jugut.