lefuture

Aksidenti në zonën e ish-bllokut/ Humb jetën fituesi i ‘X-Factor Albania’

image

Këngëtari Ergi Dini, 22 vjeç lindur në Shkodër, humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, gjatë një aksidenti rrugor me motor.
Edhe pse i ri në skenën muzikore shqiptare, që në moshë të re ai ishte një këngëtar fenomenal, me një zë unik plot pontecial.

Aq sa kur ishte vetëm 20 vjeç, do të shpallej fitues i konkursit muzikor të famshëm “X Factor”. Pas një konkurimi nën tutelën e Altuna Sejdiut, Ergi do të arrinte që në shkurt të vitit 2014, të fitonte “X Factor”.

Një vit më vonë ai do të konkuronte në “Kënga Magjike” me këngën “Pa frymë”, por që nuk do të arrinte të fitonte. Megjithatë për të karriera sapo kishte nisur. Në 2016, këngëtari do të sillte dy këngë të shoqëruara me videoklipe, përkatësisht “Morphine” dhe “Asnji gram”.

Nga burime pranë këngëtarit mësohet se ai ishte gati për një projekt të radhës, që tragjikisht tashmë është ndërprerë në mes së bashku me jetën dhe ëndrrat e tij./gazetaexpress

image image image

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password