AKSIDENTI ME 4 VIKTIMA/ Deputeti socialist kritika Policisë Rrugore: Shtoni kontrollet në “rrugët e vdekjes”


Ndërsa ende nuk ka një raport zyrtar nga policia mbi gjithë shkaqet që çuan në aksidentin tragjik të ditës së sotme në Sukth të Durrësit, kanë ardhur edhe kritikat e para. Eshtë deputeti socialist, Ervin Bushati i cili përmes një statusi në facebook thotë se pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin në akset Tiranë-Durrës dhe Fushë Krujë-Lezhë, ndaj në këto rruge duhen shtuar kontrollet, shkruan “Opinion”. Aksidenti tragjik me 4 viktima, 3 vajza dhe 1 djalë ndodhi rreth orës 04:15 në autostradë, pranë fshatit Sukth. Nga të dhënat e para, bëhet fjalë për një gabim fatal të drejtuesit të mjetit Dashnor Deliallisi i cili po lëvizte në sens të kundër, duke u përplasur fatalisht me Benz-in ku  udhëtonin 3 vajza. Nga fotot e video shihet se ka munguar edhe ndriçimi në autostradë.

Statusi i plotë i Bushatit

Kohët e fundit janë ashpërsuar dukshëm masat ndëshkuese për mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, por kjo nuk mjafton në qoftë se nuk i respektojmë me përpikmëri këto rregulla, te cilat mund të kenë pasoja të rënda për jetën tonë.

Sipas UN Statistics 50% e aksidenteve në botë, ndodhin ne 10% të akseve rrugore.

Është e arsyeshme të përqendrohen më shumë kontrolle policore ne autostradën Tiranë-Durrës dhe aksin Tiranë-Lezhë, pasi këto janë rrugët më të përgjakura të vendit.

Aksidentet në trafikun rrugor janë një nga tetë shkaqet e vdekjeve në nivel global, dhe shkaku kryesor i vdekjes për të rinjtë. Të ndërgjegjësohemi të gjithë bashke për të pasur një jetë më të sigurt, sepse siguria rrugore fillon nga ne!

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password