close
Breaking NewsLajme

Aksident tragjik, gjyshi shqiptar vdes por shpëton mbesën 22-muajshe

n-nonno-large570

Një tragjedi që për pak mund të kishte një bilanc më të rëndë. Një shqiptar ka ndërruar jetë në një aksident rrugor të premten mbrëma në Padova të Italisë. Gjyshi u vra pasi u godit nga një makinë teksa po kalonte rrugën me mbesën e tij vetëm 22­muajshe të ulur në karrocë. Aksidenti ndodhi në orën 19:45, në rrugën “Caltana”. Teksa ka parë se një makinë po vinte drejt tij me shpejtësi, shtyn karrocën ku ishte mbesa e vogël për ta shpëtuar por e pëson vetë fundin tragjik. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shqiptarin 79­vjeçar, Novruz Hasa. Mbesa e tij gati 2 vjeçare, Ilesia është transportuar në spitalin e Padovës. Mediat italiane kanë publikuar edhe fotot nga vendngjarja, siç i shihni më lart, ku duket edhe karroca e të miturës e lënë në rrugë. /Përktheu dhe përshtati “Panorama

 

Tags : aksidentigjyshi
loading...