Të paktën 18 perona kanë mbetur të plagosur në një qendër tregtare në Hong Kongut, kur shkallët elektronike kanë ndryshuar befas drejtim. Personat që ndodheshin në shkallët ngjitëse janë gjendur në befasi.
Rritja e shpejtësisë dhe ndryshimi i drejtimit të shkallëve lëvizëse lendoi shumë persona të cilët po kalonin në ato momente. Por nga ana tjetër peronat u përplasën me njëri tjetrin duke u krijuar një kaos te vërtetë.
Shkalla 45 metra e gjatë, një nga më të gjatat në Hong Kong, lidhte katin e katërt me katin e tetë të qendrës tregtare dhe specialistët mendojnë paraprakisht se ka qenë një defekt në sistemin e frenimit që shkaktoi aksidentin./Panorama