Juristja Ajola Xoxa, ka vendosur ta kthejë në privat profilin e saj në ‘instagram’. Kështu bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka fshirë 30 mijë ndjekësit e saj në rrjetin social, duke u dhënë kështu të drejtën e lundrimit në profilin e saj vetëm miqve me të cilët ka njohje personale. Xoxa e ka mbajtur për shumë kohë të mbyllur ‘instagram’-in, derisa me zgjedhjen e bashkëshortit të saj në krye të Bashkisë së Tiranës vendosi ta hapë për të gjithë ata që kishin dëshirë ta ndiqnin.