• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Adrian Gaxha më i sinqertë se kurrë: Luana Vjollca dashuria ime e parë, më vjen mirë për suksesin e saj

Rreth gjashtë vite më parë Luana Vjollca dhe Adrian Gaxha ishin një nga çiftet më të përfolura në showbiz-in shqiptar. Në momentin kur dukej se lidhja e tyre po ecte shumë mirë dhe çdo gjë mund të zyrtarizohej, në fakt ndodhi e kundërta. Adriani dhe Luana i dhanë fund lidhjes së tyre dhe në media u vazhdua të flitej ende për ta.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite që nga ajo kohë duket se publiku ka ende shumë interes të dijë se çfarë mendojnë dy ish-partnerët për njëri-tjetrin. Së fundmi Adrian Gaxha ishte i ftuar në rubrikën ‘3ND’ të emisionit ‘1 Kafe me Labin’. Këngëtari u pyet se cilat janë 3 mendimet e para që i vijnë ndërmend kur shikon një fotografi të Luana Vjollcës. Në fakt Adriani u vu pak në siklet, megjithatë ai gjeti 3 përgjigje që nuk priteshin. “Sa qenka zbukuruar. Më vjen mirë për sukseset e saj. E treta eksperiencë e veçantë, një prej dashurive të para”, – ka thënë ai.

Ndërkohë kohët e fundit këngëtari është përfolur për një lidhje me një vajzë, por që ai vetë e ka pranuar se çdo gjë ka përfunduar dhe jeta për të vazhdon. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE