lefuture

ADOLESHENTET/ Thikë në kokë e shpatull, rrëfimi: Pëlqeva fotot e një vajze në FB, ai u acarua

statusi

“U dhashë ‘like’ fotove të një vajze që kisha frend (shoqe) në Facebook dhe kjo mesa duket e acaroi personin që më plagosi. Unë nuk e njihja nga afër atë vajzë dhe as e kisha idenë se kush ishte. Përplasja nisi kur E.P., bashkëfshatar me mua, pas fyerjeve të vazhdueshme në Facebook, më kërkoi që të takoheshim për t’u sqaruar. Lamë të takoheshim për t’u ballafaquar me kushtin që të ishim vetëm, por kur nisëm të sqaroheshim përfunduam me përplasje fizike”.Kjo është dëshmia e të plagosurit A.B., i cili ndodhet i shtruar në spital pasi përleshjes me një bashkëmoshatar ditën e djeshme. Siç kemi raportuar edhe më herët, dy 17- vjeçarë u përfshine në një debat të ashpër deri në përdorimin e thikës. Njëri prej tyre u qëllua tri herë nga bashkëmoshatari i tij, por fatmirësisht tehu i thikës nuk i ka prekur organet jetësore dhe ai ndodhet në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën, shkruan “Panorama”. Ngjarja me protagonistë dy adoleshentët nga fshati Karavasta e Re, ndodhi dje në qendër të Divjakës. Pas sherrit të nisur në Facebook, ku ka pasur sharje e debate publike, ata kanë lënë takim për t’u ballafaquar dhe sqaruar. Por njëri prej tyre, me inicialet E.P., ka nxjerrë thikën duke e plagosur bashkëmoshatarin e tij me inicialet A.B. Policia e sinjalizuar për ngjarjen mbërriti në vend dhe arrestoi menjëherë autorin për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”. Ndërsa i plagosuri që është dërguar në spital të Lushnjës, është marrë në pyetje disa orë më pas, kur ai e kishte kaluar rrezikun për jetën dhe ka qenë në gjendje për të dhënë shpjegime. Të dy të rinjtë i kanë pohuar policisë se kohët e fundit vazhdimisht debatonin në rrjetet sociale, debate që përfundonin me ofendime nga më të ndryshmet dhe sharje nga familja. Por nuk kanë munguar as kërcënimet në distancë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password