• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Adelina Tahiri “thyen rregullat e privatësisë”, publikon fotografi të bashkëshortit

Këto mujat e fundit Adelina Tahiri ka qenë një ndër personazhet më të përfolur të showbiz-it shqiptar. Pas martesës së saj me biznesmenin, Serjoza Markov, këngëtarja ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike. Vetë Adelina është treguar shumë e rezervuzar, sepse nuk ka preferuar të shfaqet në një fotografi të plotë me bashkëshrtin e saj. Gjithmonë në rrjete sociale ajo ka zbuluar fotografi nga momente të veçanta me të, duke u kujdesur të fsheh ftyrën.

Megjithatë duket se tani që të dy presin të bëhen prindër të një djali, Adelina po tregohet më e hapur me publikun. Ditën e sotme ajo ka publikuar një fotografi të bashkëshortit të saj në makinë, edhe pse edhe këtë herë është kujdesur që Serjoza të mos shfaqet plotësisht duke e fotografuar në profil. Pavarësisht se këngëtarja ka thënë gjithmonë se ndihet shumë e lumtur pranë tij, edhe kësaj radhe nuk kanë munguar komentet negative nga fansat për diferencen e madhe në moshë mes të dyve. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE