• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Adelina Ismaili bën rrëfimin rrënqethës: Një pjesë e imja ngrihej lart e tjetra po fundosej

Dy vite më parë Adelina Ismaijli përjetoi në të njëjtën kohë ndjenjat më ekstreme që mund të përballojë një njeri.

Fillimisht ajo humbi nënën e saj Monën, e cila ishte edhe menaxherja e saj duke i lënë një boshllëk të madh. Ndërkohë vetëm 4 muaj më vonë këngëtarja ‘tronditet’ sërish emocionalisht, por kësaj radhe me ndjesi pozitive pasi mori vesh se ishte shtatzënë.

Në një intervistë për emisionin ”NIN” ajo ka treguar sesi e ka përjetuar të qenurit shtatzënë ndërkohë që zemra i dhimbte për humbjen e nënës.

“Mami ndërroi jetë në prill, unë në korrik mbeta shtatzënë. Ka qenë një intensitet ekstrem i ndjenjave. Jam përballur me ikjen e njeriut më të madh e më të shtrenjtë në jetë dhe në të njëjtën kohë kam mësuar se një jetë po rritej brenda meje. Në një anë ka qenë gëzimi i tepruar dhe në anën tjetër ka qenë dhimbje e tepëruar. Mund të them lirisht se për herë të parë në jetë jam rrëzuar prej peshës së ndenjave. Më dukej se një pjesë e imja po ngrihej lart ndërsa pjesa tjetër po fundosej”, tha këngëtarja.

CLOSE
CLOSE