lefuture

Adele surprizohet nga partneri i saj gjatë koncertit (FOTO)

adele7

Ajo shpesh herë ka kënduar në të shkuarën për dashurinë e dhimbshme por Adele është tepër e lumtur sa i përket jetës së saj personale momentalisht. I dashuri i këngëtares, Simon Konecki, e ka surprizuar atë me një xhest tepër romantik për të festuar përvjetorin e 5-të të lidhjes, gjatë një koncerti në Nashville, mbrëmjen e së hënës. Partneri i Adele, me të cilin ka një fëmijë 3-vjeçar Angelo, ka shkruar disa mesazhe të përzemërta në mijëra copa letrash të vogla që kanë rënë nga tavani i skenës ndërkohë që koncertit po i vinte fundi. Simon kishte përdorur copa letrash me ngjyrë “pink” me mesazhe të ndryshme si “Të dua”, “Ti je një engjëll” dhe “Gëzuar përvjetorin”. Gjatë interpertimit të këngës së saj “Rolling in the Deep”, Adele ndërpreu këngën duke thënë me zë të lartë: “Ne kemi disa copa letrash rozë në koncertin e sotëm”.

adele2

Picture 1 of 5

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password