close
Breaking NewsLajme

Adele, ja kur planifikon fëmijën tjetër

ad

Ajo ndodhet në turneun e saj botëror thuajse gjatë gjithë këtij viti, kështu që Adele ka planifikuar të behët sërish nënë kur turneut t’i vijë fundi. Sipas “Mirror”, këngëtarja 28-vjeçare ka thënë në një koncert të dhënë së fundmi në Nashville se ajo dëshiron një vëlla ose motër për djalin e saj Angelo, i cili mbush së shpejti 4-vjeç. Ndërkohë që ka qënë duke performuar hitet e saj muzikore në skenë, ajo ka thënë: “Djali im mbush 4-vjeç së shpejti. Kam filluar të emocionohem shumë sepse më duket se kur fëmijët mbushin 4-vjeç, nuk janë më fëmijët e t’u”. Këngëtarja ka shtuar me tej se ka nevojë për një fëmijë tjetër por por nuk është ende shtatzënë dhe nuk do të jetë, deri në fund të turneut të saj.

Tags : adelefemije tjeter
loading...