Adam Levine akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij

adam4

Adam Levine akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij Behati Prinsloo dhe vajzën e tyre 1-muajshe Dusty Rose. Sipas “TMZ”, dikush ka lajmëruar Departamentin e Policisë së Los Angeles për të raportuar këtë dhunë familjare. Por fansat nuk duhet të shqetësohen aspak pasi policia ka zbuluar më tej se këto pretendime ishin të pavërteta. Ubesajti ka raportuar se një telefonatë anonime është bërë në Departamentin e Policisë javën e kaluar, ku pretendohej se vokalisti i Maroon 5 kishte goditur vajzën dhe bashkëshorten e tij. Investiguesit menjëherë kanë shkuar në shtëpinë e muzikantit ku ka biseduar gjatë me bashkëshorten e tij, Prinsloo. Duke mos vënë re asnjë shenjë dhune tek modelja dhe vajza e saj, investiguesit kanë arritur në përfundimin se kishin të bënin me një mashtrim.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password