• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

A u bë partnerja e Eugentit xheloze për Eleni Fourierën? Ja çfarë thotë Eugent Bushpepa

Pas finalizimit të ‘Eurovision’, Eugent Bushpepa arriti të fitonte zemrat e gjithë publikut shqiptar dhe jo vetëm. Pas rikthimit në Shqipëri, ai ka qenë protagonistë në shumë emisione televizive për të treguar diçka më tepër nga eksperienca e tij në Festivalin Europian. Mbrëmjen e sotme Eugenti do të jetë i ftuar edhe në ‘Top Show’ dhe në promon e emisionit shikojmë se atij i është drejtuar edhe një pyetje për partneren e tij dhe Eleni Fourierën. Eugenti dhe Eleni kanë treguar nëpërmjet disa fotografive se krijuan miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin gjatë pjesëmarrjes në ‘Eurovison’. Por nëse Andia, partnerja e Eugentit është bërë xheloze për Elenin, Eugenti përgjigjet kështu: “Aspak, madje u bënë shoqe”.

TOP SHOW Magazine, sonte ora 21:00 #TopChannel #TOPSHOWMagazine

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Kujtojmë se Andia ishte shoqëruesja dhe mbështetësja më e madhe e Eugentit në të gjitha daljet e tij publike në ‘Eurovison’. /revistawho.com