• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

A ka rënë numri i pushuesve në jugun e vendit? Ja cili është perceptimi i personazheve të njohur

Prej disa vitesh ka pasur ankesa për çmimet e larta dhe shërbimin jo cilësor në jugun e vendit gjatë stinës së verë. Duket se këtë vit këto dy faktorë kanë stepur pushuesit dhe ekziston një perceptim se ka një rënie të numrit të personave që kanë frekuentuar jugun e Shqipërisë gjatë këtij sezoni.

Dikush një fundjavë, e disa të tjerë më shumë por pothuajse shumica e personazheve të njohur të ekranit kanë shkuar për të pushuar në jug edhe këtë vit. Por cili është perceptimi i tyre? A ka pasur më pak njerëz në plazhe këtë vit?

‘Revistawho.com’ ka kontaktur disa prej këtyre personazheve për të kuptuar më tepër këndvështrimin e tyre lidhur me këtë aspekt.

Ori Nebiaj

‘Perceptimi i çmimeve është keqpërdorur paksa pasi me të vërtetë ka dhe abuzim por ka dhe mundësi përzgjedhjeje në nivel çmim – cilësi. Ka vende të shtrenjta, ka dhe të lira. Plazhet janë pa jetë këtë vit, hotelet janë plot por nuk ka gjallëri. Darka është e vdekur. U ndje që vjet rënia e pushuesve dhe sivjet është e dukshme në çdo cep të jugut por jo vetëm. Dhe në Adriatik me sa di unë gjendet e njëjta situatë. Infrastruktura e munguar në çdo drejtim të turizmit dhe niveli i keq i shërbimit dhe bizneseve(jo gjithmonë për faj të tyre) ka sjellë besoj largimin e shqiptarëve të parët dhe pushuesve disi më elitarë nga Shqipëria. Aktualisht gjen pushues të huaj të nivelit të ulët përsa i përket konsumit. Nuk është më çështje çmimi, është çështje strategjish që dhe bizneset më pas do duhet t’i ndjekin për të ruajtur një standart të mirëmenduar dhe mirëpërcaktuar. Hë për hë të gjithë janë në rënie të lirë, gjithashtu dhe numri i pushuesve’z

Fiori Dardha

‘Unë jam për pushime pasive dhe nuk leviz thuajse fare nga hoteli gjatë 10 ditëshit të pushimeve. Për këtë arsye për të dytin vit rradhazi, kam zgjedhur të pushoj në të njëjtin hotel në Ksamil. Hoteli ku unë po pushoj, është i mbushur vetëm me shtetas të huaj dhe situata është e njëjtë me një vit më parë. Nga të paktët vende që ofron standarde si kudo jashtë.

Miqtë që kam takuar këto ditë në jug më kanë thënë që plazhet kanë më pak pushues, në krahasim me një vit më parë. Sa keq që këto plazhe kaq të bukura, nuk frekuentohen për shkak të keqmenaxhimit dhe çmimeve të larta që nuk e justifikojnë aspak shërbimin. Jemi shumë larg të të bërit turizëm! Na duhet shumë punë!’

 

Olti Curri

‘Jo nuk mendoj aspak se ka rënë fluksi. Ka rënë në vende me shërbim dhe nivel të ulët, por me çmime të kripura që janë hotele dhe plazhe që duhen gjobitur. Unë shkoj në jug në vende ku marr shërbim të mirë dhe cilësor. Flasim vetë faktet, doja të prenotoja në ‘Miamar’ dhe në ‘Folie Marine’ dhe nuk bëhet fjalë të gjesh dhoma sepse janë plot. Ka rënë puna në jug në bizneset që mashtrojnë popullin, jo tek ata që punojnë me dinjitet.’

Blerina Bombaj

‘Shumë më dobët se vitet e tjera, flas për Radhimën në Vlorë, se në Qeparo isha për herë të parë por edhe aty miqtë tanë që shkojnë çdo vit thonë që nuk është si vitet e tjera, ka më pak njerëz’.\revistawho.com

Jonida Shehu

‘Në jug jemi edhe këtë vit. Ne jemi vendosur në Livadh. Nuk është lirë këtu ku qëndrojmë ne po ska surpriza, kemi prenotuar në moment të fundit dhe po marrim atë për çfarë po paguajmë. Nuk e di a ka rënë fluksi se nuk bëj dot sondazh, por di që hoteli jonë është i ri dhe është ‘full booked’’.