A duhet të mbajnë gratë shtatzëna rrip sigurimi? Gjinekologu jep përgjigjen


“Jam shtatzënë,prandaj nuk e kam rripin e sigurimit”,ky është justifikimi që femrat shtatzënë u japin punonjësve të policisë. Por mjekët gjinekologë e hedhin poshtë këtë pretendim. Sipas tyre, rripi i sigurimit nuk e dëmton fëmijën në bark.
Vendosja e rripit të sigurimit është gjithmonë e nevojshme, si në rastin kur lëvizni brenda qytetit, ashtu edhe kur udhëtoni në rrugë të gjata. Rripi i sigurimit duhet të vendoset patjetër, si në rastin kur shtatzënia është në sediljen e shoferit, apo në atë të pasagjerit. Në rastin e një aksidenti të mundshëm automobilistik, problem kryesor është përplasja e barkut me timonin e makinës, e cila mund të rezultojë me pasoja fatale.
Rripi i sigurimit tek një femër shtatzënë duhet të vendoset në pjesën e poshtme të barkut dhe të kalojë në drejtim të kockës së legenit, ndërsa pjesa diagonale në mes të kraharorit.
A duhet të drejtojë makinën një grua shtatzënë?
Për sa kohë që shtatzënia ecën mirë, drejtimi i automjetit nuk përbën problem për shtatzënën apo për bebin.
Kohëzgjatja e drejtimit të mjetit nuk duhet t’i tejkalojë 2-3 orë. Pas kësaj, këshillohet që shtatzëna të pushojë. Edhe në rastin kur mjetin e drejton dikush tjetër, rekomandohet që shtatzëna të bëjë disa hapa rreth e rrotull makinës, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i gjakut në gjymtyrët e poshtme.

Kur një shtatzënë nuk duhet t’i japi makinës?
Në tremujorin e pare, kur shtatzënia mund të ketë të përziera, të vjella të shpeshta apo lodhje dhe përgjumje, këshillohet të kufizohet drejtimi i makinës.
Të evitohet drejtimi i automjetit në muajt e fundit të shtatzënisë, kur përmasat e barkut janë rritur dhe distanca me timonin është zvogëluar.
Në qoftë se shtatzënia juaj ecën mirë dhe gjendja është e qëndrueshme, mos hiqni dorë nga të qënit shofere. Por, mos u përkëdhelni. Mbajeni gjithmonë vendosur rripin e sigurimit dhe mos udhëtoni në distance, më shumë se 2-3 orë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password