Shumë artistë të njohur shqiptar janë bërë së fundmi apo priten të bëhen prindër së shpejti.
Bëhet fjalë për muzikantin Genc Salihu i cili në një intervistë për Top Channel ka bërë të ditur lajmin se pret të bëhet baba për të parën herë.
35 vjeçari ka zbuluar gjithashtu se pret të bëhet baba i një vajze, fryt i lidhjes së gjatë me regjisoren Kaltrina Krasniqi.
Lajmi vjen si befasi meqenëse dyshja nuk kanë shprehur paraprakisht se janë të gatshëm për një zhvillim të tillë dhe në përgjithësi lidhjen e kanë ruajtur gati hermetikisht nga publiku. Detajet tjera nuk janë bërë të ditura. /prive/