lefuture

80-vjeçarja martohet për herë të parë: “Kurrë nuk është vonë për të gjetur dashurinë”

3-iva

Maria Teresa Cobar 80 vjeç dhe Carlos Victor Suarez 95 vjeç, gjetën dashurinë  para 1 viti  në një azil rehabilitimi në Majemi. Sot kur ata janë duke festuar 1 vjetorin e lidhjes, thonë se dashuria e tyre ka qenë nga ato “me shikim të parë”.  “Kur e pashë për herë të parë ma mbushi zemrën me gëzim”, tregon 95-vjeçari Suarez për  website-in Miami Herald. Ata filluan të kalonin kohë së bashku çdo ditë, ranë dashuri, dhe tetë muaj më pas Cobar-i i tha “po unë dua” duke lidhur jetën me martesë. Ceremonia u zhvillua në hollin e spitalit në praninë e familjarëve, miqve të moshuar në azil dhe stafit të mjekëve dhe infermierëve. “Kjo ishte martesa e parë për Marian dhe unë do të bëj gjithçka për ta bërë të lumtur”,  ka thënë Suarez. Celebrimi ishte veçanërisht i rëndësishëm për vajzën e Marias të cilën e ka rritur e vetme me vështirësitë e jetës, ku ndër të tjera ka emigruar në SHBA në moshën 26-vjeçare. “Nëna ime nuk u vu në kërkim të një burri. Unë kam qenë prioriteti i saj gjithë jetën”, ka thënë Ana Cobar.  Tashmë çifti është duke shijuar muajin e mjatit në suitën e hotelit së bashku në një dhomë si burrë e grua. “Unë kam qenë e vetmuar për shumë vite, ky është një bekim i madh nga Perëndia”, ka thënë ajo. “Kurrë nuk është vonë për të gjetur dashurinë!”

3-iva 7-iva 6-iva 5-iva 4-iva 2-iva 1-iva 

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password