close
Breaking NewsLajme

8 gjëra që një mashkull i matur nuk do t’i bënte kurrë

preview-8272110-650×341-98-1482508127

E keni menduar ndonjëherë se kur meshkujt bëhen të matur? Disa njerëz maturohen rreth moshës 15, 16 dhe disa të tjerë mbesin fëmijë edhe pas të tridhjetave apo dyzetave. Sot do t’ju njohim me 8 karakteristika që dallojnë meshkujt e matur nga të tjerët. Na besoni, mosha nuk është një faktor kritik. 

1.Një mashkull i matur nuk do t’ju kritikojë kurrë për pamjen tuaj.

“Pse nuk i lyen flokët bionde/brune?”, “Sikur të ishe më e dobët”. Një mashkull që ju dashuron vërtet nuk ju flet kurrë kështu për pamjen tuaj. Në këtë mënyrë ai ju ul vetëbesimin. Një mashkull i matur nuk do e ulte veten me kritika.

2.Një mashkull i matur nuk do t’ju shkelë hapësirën tuaj personale.

Nëse keni një marrëdhënie të shëndetshme, ju nuk keni pse t’i fshihni gjëra njëri tjetrit. Por kjo s’do të thotë që ai t’ju kontrollojë xhepat ose të lexojë mesazhet e tua personale me familjen ose shoqet. Në këtë mënyrë ai tregon se nuk ka respekt për ju.

3.Një mashkull i matur nuk i largohet vështirësive.

Një mashkull i matur e di mirë si të zgjidhë një problem personal, familjar ose pune. Ai di shumë mirë si të zgjidhë një problem dhe si t’i shmanget atyre. 

4.Një mashkull i matur nuk mendon se të shfaqësh emocionet është dobësi.

Një mashkull i zgjuar nuk e ka problem të jetë sensual, i ndjeshëm ose romantik. Ai e di që nuk do bëhet më pak burrë nëqoftëse i shfaq emocionet. Për më tepër, këto sjellje ndërtojnë një marrëdhënie më të shëndetshme. 

5.Një mashkull i matur nuk mendon vetëm për të sotmen.

Disa meshkuj shpnezojnë edhe qindarkën e fundit duke ngrënë drekë në një restorant të shtrenjtë pa menduar për pasojat. Ose mund të festojnë në mes të javës dhe e bëjnë pushim në punë ditën tjetër. Këta meshkuj nuk janë të aftë të mendojnë për të nesërmen. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që jeta juaj duhet të jetë e mërzitshme, por thjesht nuk duhet të jetoni vetëm të sotmen, është diçka që e bëjnë adoleshentët.

6.Një mashkull i matur nuk do t’ju bëjë të mendoni se shokët janë më të rëndësishëm se ju.

Të gjithë meshkujt duan të dalin e të zbaviten me shokët. Një mashkull i matur nuk do e bënte kurrë partneren të mendonte se shokët janë më të rëndësishëm. Studimet kanë treguar se meshkujt që dëgjojnë këshillat e shokëve dhe injorojnë opinionin e partneres, kanë probleme psikologjike. 

7.Një mashkull i matur ka marrëdhënie të mira me mamanë e tij.

Një mashkull i matur e gjen gjithmonë kohën për prindërit e tij. Ai e kupton që duhet të kujdeset për ta. Megjithatë një mashkull i matur di të vendosë barrierë kur njëri nga prindërit ndikon në jetën e tij personale.

8.Një mashkull i matur di ta respektojë një femër dhe kurrë nuk do e ofendonte ose t’i gjuante asaj.

Kjo përfshin jo vetëmabuzimin fizik, por edhe psikologjik. Një mashkull i matur nuk i gjuan një femre, pavarësisht sa me nerva është. Mënyra si një mashkull trajton një femër varet jo vetëm nga personaliteti i tij, por edhe nga mënyra e sjelljes së vetë femrës. 

Tags : mashkull
loading...