close
Breaking NewsKëshillaLajme

6 shprehitë e përditshme që bllokojnë poret e fytyrës suaj

1-1

Të gjithë jemi mërzitur me poret e fytyrës sonë në një moment të jetës. Pse? Sepse në fakt ne dhe shprehitë tona të përditshme jemi përgjegjësit kryesorë, lidhur me problemet në lëkurë.
“Poret janë thjesht një nga ato gjërat e vogël që shqetësojnë shumë individë, njësoj si burrat dhe gratë,” – thotë Joel Schlessinger, dermatolog në Manhatan, SHBA. Ja çfarë mund të bëni, sipas tij, për të ndaluar bllokimin e poreve tuaja.
Pastrimi i poreve dhe puçrrave
Nëse synoni të keni më pak puçra dhe lëkurë të bukur pa pore, mos e ngacmoni fytyrën. “Kur ju shtrydhni një puçër, ju tendosni lëkurën e fytyrës dhe shkaktoni inflamacion dhe acarim, gjë që ndikon tek madhësia e poreve tuaja, me kalimin e kohës,” – thotë Schlessinger.
Gjithashtu, presioni që ushtroni me gishta transferon bakteret dhe papastërtitë nga duart tuaja, një rrezik më shumë që çon në bllokimin e poreve. Është e sigurtë që kjo gjë është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por në vend që të shtrydhni puçrat provoni t’i pastroni ato me një locion pastrues për pikat e zeza.
Prekja e fytyrës shpesh gjatë ditës
Mendoni gjithë gjërat e ndryshme që prekni me duar dhe gishta gjatë ditës, si tavolina, karrige, lavaman, paratë, dorezat e autobusit dhe dyerve të shumta. Ka shumë gjëra që mund të bëni për të hequr dorë nga këto zakone.
Nëse e bëni në mënyrë të pavetëdijshme, atëherë kërkojuni familjarëve, miqve apo kolegëve që tju tërheqin vëmendjen kur të jeni duke prekur fytyrën. Është një mënyrë që të mos e provoni përsëri dhe të hiqni duart nga lëkura e fytyrës.
Harroni të hiqni make-up-in tuaj para gjumit
E dimë që e keni dëgjuar edhe më parë këtë, por “përsëritja është mëma e dijes”. “Heqja e make-up-it tuaj para gjumit është një hap që nuk duhet shmangur kur vjen puna për kujdesin rutinë të lëkurës. Edhe sepse gjithë papastërtitë që janë mbledhur mbi lëkurën tuaj gjatë ditës duhet të lirojnë poret tuaja, ndërsa ju flini,” – thotë Schlessinger. “Jo vetëm që kjo e përshpejton procesin e plakjes së fytyrës, por ndikon te zmadhimi i poreve”. Jeni shumë të lodhur të shkoni deri te banjo për të hequr make-up-in?
Mund të përdorni edhe letra të lagura, që janë speciale për të hequr make-up-in. vetëm mos e lini pas dore, mbrëmjen tjetër.
Përdorimi i maskave për pastrim
Mënyra më e mirë për të pastruar poret është me përdorimin e maskave për pastrim. Sepse pastruesit e thjeshtë nuk heqin plotësisht qelizat e vdekura të lëkurës. “Pastrimi me maska një herë ose dy herë në javë do të ndihmojë heqjen e papastërtive, parandalimin e krijimit të puçrrave dhe i bën poret tuaja të duken më të vogla,” – thotë Schlessinger.
Grimimi i gabuar
Ju gjithnjë josheni për të mbuluar poret e thella me më shumë make-up, por ky lloj grimi i rënduar vetëm do të bllokojë poret e lëkurës suaj. Pra, mos aplikoni produkte të ndryshme, që nuk janë të përshtatshme për lëkurën.
“Unë gjithmonë rekomandoj make-up me përbërjen mineralesh, veçanërisht për pacientët me probleme aknesh. Ajo mund të vendoset mbi aknet, apo çdo lloj acarimi tjetër të fytyrës, pa shkaktuar problem të mëtejshme dhe efekte anësore të dëmshme”, – thotë Schlessinger. Kërkoni produkte që shkruajnë “noncomedogenic”, kështu që do ta kuptoni se nuk i kanë përbërësit e dëmshëm.
Përdorimi i kremit për reduktimin e poreve
Kremrat për minimizimin e poreve janë me të vërtetë efikase. “Ata kanë përbërës që minimizojnë pamjen e poreve të thella,” thotë dermatologu. Janë disa kremra të tilla që përmbajnë qymyr në formulë dhe duhet ta lini për 30 sekonda para se shpëlani. Mund ta përdorni dy herë në javë dhe do të shikoni rezultatet.
Edhe kremrat me retinoide mund të ulin madhësinë e poreve në fytyrë që janë shkaktuar nga bllokimi i poreve apo dielli/ Revista Shije/

Tags : bllokojneporet e fytyresshprehi fytyre
loading...