6 mënyra për të larguar aromën e keqe të gojës

1

Aroma e keqe e gojës është shumë shqetësuese dhe aspak e këndshme, jo vetëm për personin që vuan nga diçka e tillë, por edhe për njerëzit përreth. Më poshtë, po iu tregojmë se si mund të largoni erën e keqe të gojës thjesht dhe shpejt, duke konsumuar disa produkte, që gjenden lehtësisht dhe që mund të jenë edhe më efektivë se çamçakëzi.
1. Molla
Një mollë në ditë mban doktorin larg! Por molla gjithashtu rregullon edhe frymën e keqe! Molla përmban një grup të fuqishëm polifenolesh të oksiduar, që ndihmojnë së tepërmi për të neutralizuar erën e keqe të shkaktuar nga bakteret në gojë. Plus që duke kafshur mollën ju largoni bakteret kundërmues nga dhëmbët, mishrat, dhe gjuha.

2. Çaji
Çaji ndihmon të mbani të hidratuar trupin dhe gojën, gjatë gjithë ditës. Është shumë mirë nëse rreth mesditës konsumoni çaj të gjelbër ose bimor. Nëse fryma juaj ka aromë të keqe, duke pirë çaj ju e largoni atë. Çaji jeshil ka aftësi të largojë erën e keqe falë polifenoleve, komponime të caktuara kimike që nuk lejojnë bakteret të rriten dhe të shkaktojnë aromë të keqe të frymës.

3. Majdanozi
Shumë prej nesh përdorin çamçakëz apo karamele aromatike, të cilat kanë shijen dhe aromën e disa bimëve të freskëta si majdanozi apo mendra, për të luftuar erën e keqe të gojës. Në fakt, majdanozi vetë mund të jetë edhe më efektiv se sa mendra (apo nenexhiku) kur bëhet fjalë për të luftuar aromën e hudhrës, kur ju konsumoni hudhër të papërpunuar.

4. Selinoja
Selinoja përdoret në shumë ushqime për të larguar aromën e keqe. Ajo përdoret përshembull në salcat e spinaqit, hudhrës etj., apo edhe në gotat e koktejleve të ndryshme si freskues për frymëmarrjen. Në fakt, perimet e ujit, apo ato me përmbajtje të lartë të ujit (domethënë selinoja, karotat dhe specat) mund të jenë “furça dhëmbësh” mjaft të dobishme. Pra, përtypni pak selino dhe veprimi do të stimulojë prodhimin e pështymës dhe do të pakësojë aromën e keqe të gojës suaj.

5. Kafeja
Ekstrakte të kafesë mund të ndalojnë erën e keqe të gojës së shkaktuar nga bakteret. Por me një kusht: kafeja që pini duhet të jetë e zezë. Kjo do të thotë që kafeja nuk duhet të ketë krem, qumësht dhe sheqer. Pse? Arsyeja është se pas pirjes së kafesë, goja juaj mund të jetë e thatë dhe frymëmarrja me aromë të keqe për shkak të këtyre shtesave që hedhim në kafe.

6. Uji
Kur goja thahet ka më shumë mundësi që frymëmarrja jonë të ketë aromë të keqe për shkak të baktereve. Nëse qëndrojmë të hidratuar atëherë do të prodhohet pështymë dhe bakteret nuk do të lëshojnë erë të keqe. Kjo do të thotë se një gojë e hidratuar është një gojë me aromë të freskët!

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password