Shkrimtari dhe blogeri Marc Chernoff beson se ka gjithmonë diçka për të cilën duhet të jemi mirënjohës. Nuk ka rëndësi sa mirë apo keq janë gjërat, ti duhet të jesh mirënjohës çdo ditë për jetën, sepse dikush, diku tjetër po lufton për jetën e tij. E vërteta është se lumturia nuk është mungesa e problemeve, por aftësia për ti pranuar ato. Gjithmonë shikoni atë çfarë keni, në vend të shikoni atë që keni humbur. Këto janë 6 gjërat që Marc Chernoff mendon se i motivojnë njerëzit kur ata mendojnë se gjithçka shkon keq.
1.Dhimbja është pjesë e rritjes. Mbani mend se ka dy lloje dhimbjesh: ajo që të lëndon dhe ajo që të ndryshon. Të dyja ju ndihmojnë të rriteni.
2.Gjithçka në jetë është e përkohshme. Nëse gjërat po shkojnë mirë, shijoni momentin. Nëse po shkojnë keq, mos u shqetësoni sepse nuk do të zgjasë shumë.
3.Të shqetësohesh dhe të ankohesh nuk ndryshon asgjë. Lumturia e vërtetë arrihet kur ndalon së ankuari për problemet që ke dhe fillon të bëhesh mirënjohës për problemet që nuk ke.
4.Edhe beteja më e vogël është një hap përpara. Pavarësisht dështimeve, refuzimeve dhe mundësive, nëse do diçka e arrin.
5.Ajo çfarë është e thënë të ndodhë, do të ndodhë. Nuk mund t’i detyrosh gjërat që të ndodhin. Dhe nga ana tjetër nuk mund t’i ndalosh që të mos vijnë, pra ndonjëherë duhet t’i hapni rrugë problemeve.
6.Gjëja më e mirë që mund të bësh është të vazhdosh të ecësh përpara. Po, jeta është e vështirë, por ti je i fortë. Gjej fuqinë të qeshësh çdo ditë. Gjej kurajon të ndihesh ndryshe. Mos u streso për gjërat që s’mund t’i ndryshosh.