• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

5 vite mungesë, këngëtarja e njohur rikthehet sërish

Këngëtarja e njohur Avril Lavigne për 5 vite qëndroi larg muzikës, për t’u rikuperuar nga një sëmundje. Pas kaq shumë vitesh mungesë, duket se këngëtarja ka vendosur të rikthehet suksesshëm në tregun e muzikës. Ditën e sotme ajo publikoi këngën e saj ‘Head above water’, pjesë e albumit që pritet të hidhet në treg së shpejti. Kënga është e zhanrit baladë dhe Avril ka thënë se është shkruar gjatë momenteve më të frikshme të jetës së saj.

Në një letër drejtuar fansave, Lavigne shkruan: “Vitet e fundit i kalova në shtëpi duke luftuar me sëmundjen time. Ishin vitet më të këqija të jetës sime dhe më duhej të luftoja jo vetëm me anën fizike, por edhe me atë emocionale. Isha e aftë që luftën time ta ktheja në muzikë dhe jam shumë krenare për këtë”. Shumë shpejt këngëtarja do të publikojë dhe allbumin e saj të gjashtë, por ende nuk ka bërë të ditur datën e publikimit. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE