5 shenja që tregojnë se ju po abuzoheni në një marrëdhënie, edhe pse jo fizikisht

e-mitura-turke-p-euml-rdhunohet-nga-19-meshkuj-dhe-v-euml-llai-i-saj_hd1

Zakonisht në një marrëdhënie ne konsiderojmë dhunë vetëm atë fizike dhe nuk i japim rëndësinë e duhur dhunës psikologjike dhe emocionale. Megjithatë, psikologë të ndryshëm që merren me çiftet kanë thënë se dhuna emocionale është më e përhapura dhe shpesh partnerët as nuk e identifikojnë këtë të fundit si dhunë.

Më poshtë do të gjeni të renditura disa nga abuzimet më të zakonshme, të cilat nuk janë fizike por janë po aq të rëndësishme. Nëse vini re se disa prej tyre janë pjesë e marrëdhënies tuaj bëni mirë të vraponi sa jeni në kohë!

Kontrolli i lëvizjeve
Nëse partneri ju ka vendosur limite, rregulla që ju duhet t’i ndiqni patjetër, kjo mund të kthehet në problem, sidomos kur kthehen gati në “ligje” të cilat ju duhet t’i respektoni medoemos. Ju duhet të jeni të lirë të bëni zgjedhjet tuaja, sidomos për të vendosur se ku dhe kur duhet të dilni apo aktivitete si kjo.

2. Partneri ju izolon prej të tjerëve

Një partner abuzues do t’ju izolojë edhe prej familjes dhe miqve të ngushtë duke ju thënë se ju duhet ta dëgjoni sepse partneri juaj mendon vetëm për më të mirën tuaj.

3. Partneri ju demoralizon

Edhe nëse bën disa ofendime me humor, partneri e bën këtë për t’ju demoralizuar ndaj kini kujdes për ta identifikuar nëse ka premisa për të krijuar gjendje negative te ju. Nëse ju ndodh që të mërziteni prej asaj që ju thotë partneri, kjo nuk është një shenjë e mirë.

4. Partneri ju ndjek kudo

Nëse vini se gjithmonë në formë surprize takoni partnerin tuaj “rastësisht” kur dilni ka diçka që nuk shkon. Mos e lejoni që t’ju kontrollojë në këtë formë, edhe nëse ai/ajo e bën të duket si një lojë dhe jo si kontroll.

5. Manipulimi

Nëse arrin t’ju manipulojë me anë të argumenteve duke ju bërë lavash truri, sapo ju ka abuzuar psikologjikisht. Ata ju krijojnë një mjegull në mendime vetëm e vetëm që ju të manipuloheni dhe të mendoni njësoj si ata, sepse kështu e kanë më të lehtë për t’ju pasur gjithnjë pas vetes.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password