lefuture

5 pije dhe ushqime që ju mbajnë ngrohtë

1480437248uji-akull

Tashmë që temperaturat janë ulur, do ju duhet me patjetër një listë me pije dhe ushqime që ju mbajnë ngrohtë në këto ditë të ftohta. Mes tyre është edhe uji… me akull!

Ujë me akull – Duket e pabesueshme, apo jo? Keni dëgjuar gjatë gjithë jetës që pijet e ngrohta janë të përshtatshme për dimër, por në fakt, nuk janë aspak pijet për të cilat keni nevojë. Kjo sepse, duke pirë diçka të nxehtë, trupi do të përpiqet që të kundërveprojë ndaj lëngut të nxehtë duke ulur temperaturën. Uji i ftohtë sjell efektin e kundërt. Pra, trupi rrit temperaturën si kundërpërgjigje ndaj lëngut të ftohtë.

Kafe – Duke marrë parasysh sa më sipër, kafeja duhet konsumuar e ftohtë. Por, edhe po e preferuat të nxehtë, kafeina që gjendet te kjo pije ka efekt ngrohës, pasi stimulon metabolizmin dhe e inkurajon trupin që të djegë “karburant”.

Kikirikë – Kanë shumë vitaminë B-3, që ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe i jep një shtysë metabolizmit. Këto janë çelësat e mposhtjes së të ftohtit. Të pasur me yndyrna të shëndetshme dhe proteina, kikirikët janë fantastikë për t’ju mbajtur ngrohtë.

Orizi kaf – Është një karbohidrat kompleks që shpërbëhet nga trupi ngadalë, duke çuar në një çlirim energjie dhe nxehtësie më të zgjatur.

Vaj kokosi – Ashtu si kikirikët, vaji i kokosit është i pasur me yndyrna të shëndetshme që përkthehen në energji.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password