Të gjithë i adhurojmë çokollatat edhe pse ndonjëherë na këshillojnë të mos konsumojmë shumë. Por në fakt ajo ka disa veti shumë të mira të cilat do t’ju habisin.
1.Era e çokollatës relakson trurin. Në një studim të kryer u vu re se personat që nuhasnin çokollatën ndiheshin më të qetësuar. Akoma nuk dihet pse çokollata e ka këtë efekt.
2.Kokkrat me ngjyra prej çokollate të njohura si M & M’s janë krijuar në 1941 për ushtarët që ata të konsumonin çokollatë pa u shkrirë pasi çokollata në këto kokrra qëndron gjithmonë e ngrirë.
3.Çokollata më e madhe në botë peshonte 5,792 kg.
4.Të hash çokollatë të zezë çdo ditë redukton sëmundjet e zemrës.
5.Çokollata ka efekt anti bakterial në gojë dhe ndihmon në mos prishjen e dhëmbëve.