5 arsye se përse duhet të bëni seks regullisht


Në këtë artikull do ju tregojmë 5 arsye se pse seksi është i mirë për shëndetin e njeriut. Pra, nëse po kërkonit një arsye për ta pritur zhveshur partnerin tuaj, keni fat, pasi në këtë artikull do ju zbulojmë disa prej tyre.
Ju ndihmon të flini

Marrëdhënia seksuale përpara se të flini bën që t’ju zërë gjumi më shpejt dhe të zgjoheni më të freskët. Kjo vjen pasi nga seksi çlirohet një hormon që quhet prolaktinë, që ndihmon në gjumin e mirë. Pra, herën tjetër, nëse keni probleme me pagjumësinë, mos merrni pilula, por drejtojuni partnerit.

Është i mirë për zemrën

Edhe pse seksi nuk i parandalon dot sëmundjet e zemrës, ndihmon për ta mbajtur atë të fortë. Disa studime kanë treguar se rreziku i prekjes nga sëmundjet e zemrës ulet me 6% nëse seksi është pjesë e rutinës suaj. Seksi ndihmon në balancimin e hormoneve testosteron dhe estrogjen, që nga ana e tyre ndihmojnë në funksionimin më të mirë të zemrës.

Ul nivelin e stresit

Seksi ndikon në relaksimin e trupit dhe mendjes. Ul nivelin e stresit dhe gjithashtu ndihmon në menaxhimin më të mirë të tij. Kjo ndodh ngaqë seksi nxit rrugët e kënaqësisë në tru, ashtu siç bëjnë edhe ëmbëlsirat.

Është një qetësues natyral dhimbjesh

Dhimbja, sidomos dhimbja e kokës, mund të lehtësohet nga seksi. Endorfinat e çliruara gjatë seksit dhe rritja e qarkullimit të gjakut në zonën gjenitale funksionojnë si qetësues.

Djeg kalori

Edhe pse nuk mund të jetë stërvitja juaj e vetme, seksi ndihmon në djegien e kalorive duke rritur rrahjet e zemrës dhe duke bërë që i gjithë trupi të funksionojë. Edhe pse nuk digjen shumë kalori, ato bëhen shumë në periudhën afatgjatë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password