lefuture

2 vjet nga vdekja e Dr. Florit, mesazhi i parë prekës vjen nga Landi…

landi-dge-dr-flori-633x358

Nesër bëhen 2 vjet nga ndarja nga jeta e kantautorit Floran Kondi. Në fakt vlen të shënohet se familja e miqtë e ngushtë, e kujtojnë Dr. Florin me të njëjtin ritëm, si në muajt e parë pas largimit të tij. Shohim shpesh foto, thënie, këngët e artistit në rrjetet sociale, që tregojnë dashurinë e madhe që ka lënë ai tek njerëzit. Njëri prej tyre është kolegu e miku i ngushtë i tij Landi Hysi, i cili ka lënë i pari mesazhin prekës dedikuar Dr. Florit, që me siguri deri nesër do të pasohet nga shumë të tjerë. Mesazhi i Landit tregon revolte për humbjen përgjithmonë të shokut të tij të mirë.

STATUSI I PLOTE

“Nesër do bëhen dy vjet nga ikja jote dhe unë sërish do mendoj:

“Shpeshherë, kur me vjen ndër mend Dr. Flori, më vjen në mend nje dialog nga Filmi “Përrallë nga e kaluara”:

– Do jetojë baba Sotiri.

– Maskarai!

– Maliqi.

– Edepsëzi!

– Kotja.

– Shtriga!

– Tana

– …

– Gjinua

– …

– Do dali Dielli. Do këndojnë zogjtë.

– Ja këndoi. Pse të vdes pa faj?! Ku ta gjej te drejtën?! … ”

RIP DR FLORI”

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password