lefuture

2 vjet nga humbja e Dr.Florit, ja si e kujton familja dhe mikesha Aurela Gaçe

zyrtare-dr-flori-vdiq-nga-mbidoza-dyshime-p-euml-r-mjek-euml-t_hd

Para 2 vitesh u nda nga jeta një nga këngëtarët më të dashur për publikun, Dr.Flori. Kjo humbje u ndje shumë nga kolegët e tij, dhe padyshim nga bota e muzikës të cilës i mungojnë krijimet e tij aq unike. Në familjen Kondi ai la një mungesë të pazvendësueshme, pasi bashkëshortja e tij e rikujton gjithmonë mes postimeve nëpër rrjetet sociale, përmes krijimtarisë muzikore që ai ka lënë. Ditën e sotme në 2-vjetorin e vdekjes së tij ajo poston një foto në ‘Instagram’ ku shfaqet djali i saj Daniel me foton e Florit përballë. Kujtojmë se Danieli i vogël nuk arriti dot ta njihte të atin. Ja çfarë shkruan Blerina : “Dy vjet pa babin… Na mungon shume… Te duam pa fund…”
Një tjetër mikesh e afërt e Dr.Florit është dhe Aurela Gaçe. Ajo është shprehur gjithmonë se e dashuronte muzikën që ai bënte dhe nuk hezitonte t’i këndonte këngët e tij në çdo dalje të sajën në skenë. Nuk mund të mungonin dhe nga Aurela disa fjalë të ndjera në këtë përvjtor të humbjes së Dr.Florit. Ja çfarë shkruan ajo për mikun e zemrës:
“Dy vjet pa mikun tone. Do te doja te shkruaja shume… Na mungon vella 😇 …dhe ashtu sic 2 vjet me pare qe nuk e besoja dot kur mora lajmin, ashtu edhe sot akoma se besoj.
RIP DR.FLORI # ne te kujtojme pa pasur nevoje per nje dite si kjo. Madje kjo dite me kujton sa shume na helmove e me sjell te njejten ndjesi edhe sot.”

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password