• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në palestër me Kim Kardashian, në fillim ushtrime për muskujt, vithet dhe në fund ‘vdes’

Kim Kardashian konsiderohet si një nga femrat me trupin më të bukur në ‘showbiz’. Edhe pse 37 vjeç ajo gëzon forma perfekte trupore. Sigurisht që për të pasur këtë trup, ylli i Kardashianëve kujdeset shumë dhe një pjesë të mirë të ditës e kalon në palestër.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto në ‘Instagram’ ku tregon seancën e plotë të ushtrimeve dhe duhet të pranojmë se lodhja është e madhe.

Në fillim ajo bën disa ushtrime për  të forcuar këmbët dhe krahët dhe në fund vazhdon me ushtrimet për vithet, fiksimin e saj. Rezultati është fantastik, por fotoja e publikuar në fund të seancës së palestrës tregon se Kim harxhon shumë energji për të pasur format e dëshiruara nga të gjitha femrat./revistawho.com