Përveç faktorëve gjenetikë ka edhe disa faktorë të tjerë që ndikojnë në plakje. Këto janë 10 zakone që duhet të hiqni dorë për tu dukur më të rinj pa botox ose operacione plastike.
1. Dieta e pasur me kolesterole. Për të mos pasur rrudha është e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me Omega 3 që ndihmojnë lëkurën të jetë e butë. Dieta e pasur me kolesterole ndalon konsumimin e këtyre ushqimeve, gjë që çon nbë plakjen shpejt të lëkurës.
2.Nuk duhet të pini me pip sepse në këtë mënyrë rrudhosni buzët. Mundohuni të pini me gotë. E njëjta gjë ndodh edhe me cigaren.
3.Fjetja në një krah me fytyrën të mbështetur në jastëk, shkakton rrudha në faqe dhe mjekër. Fjetja drejt është pozicioni më i mirë për të fjetur.
4.Qëndrimi. Duhet të hiqni dorë nga qëndrimi shtrembër, kjo deformon shtyllën kurrizore dhe sjell dhimbje.
5.Përdorimi i kremit kundër diellit vetëm në verë. Ekspozimi në diell është një nga faktorët e plakjes së lëkurës. Mirë është të vini syve edhe kur është koha me re sepse retë bllokojnë vetëm 20% të rrezeve ultraviolet.