close
Breaking NewsLajme

10 mënyra si të bëheni njeri më i mirë në 2017-ën

screenshot_20170102-091912

Sido që të ketë qenë viti 2016, gjatë vitit të ardhshëm duhet t’i vendosni vetes disa qëllime për t’u përmirësuar.

 Ja tetë gjërat që duhet të bëni gjatë 2017-tës:

Dilni jashtë, edhe pse sa vjen edhe më tepër njerëzit po kalojnë më shumë kohë në punë apo në shtëpi. Kontakti me mjedisin e jashtëm do t’ju bëjë shumë mirë

Bashkohuni me ndonjë skuadër sporti, për t’ju dhënë ndjenjën e grupin, dhe të bashkimit. Kështu do të zhvilloheni më shumë në këtë aspekt.

Votoni. Ju nuk jeni të përfaqësuar politikisht nëse nuk votoni. Kështu që politikanët nuk duhet të kenë arsye për t’ia ditur për ju. Kështu që bashkohuni me ndonjë forcë politike, apo politikan.

Burimet e informacionit. Zgjidhi më mirë burimet nga i merrni lajmet çdo ditë. Tregohuni selektivë në zgjedhjet e portaleve apo gazetave nga ku ju informoheni.

Lexoni dhe studioni. Një nga gjërat të cilat do ju ndihmojë të zhvilloheni është të lexuarit dhe të studiuat. Kështu do të zgjeroni më shumë horizontin tuaj dhe do të zbuloni botë të reja.

Mundohuni të hani më pak mish. Përpiquni që në ditën tuaj të ketë sa më pak racione mishi. Kjo do t’ju ndihmojë për të ndiheni mirë me organizmit tuaj.

Fikini dritat kur largoheni nga dhoma. Të kursyerit energji sadopak ju bën një njeri më të mirë, sepse kjo tregon përkujdesen tuaj për natyrën.

Plotësoni fjalëkryqe, kështu do të bëheni më të mprehtë dhe më të zgjuar.

Tags : 2017Njeri i mire
loading...