• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

1 vit pas ‘Big Brother’, Xheni nostalgjike për Benardin dhe kohën brenda shtëpisë

Një vit më parë ‘Big Brother’ startoi edicionin e tij të nëntë, i cili u quajt “Love edition”. Mes shumë çifteve të krijuara brenda shtëpisë, pa dyshim ai që fitoi zemrat e publikut dhe i kuriozoi të gjithë edhe pas daljes ishte Xheni dhe Benardi. Dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies prej disa muajsh, por përsëri janë në qendër të vëmendjes, edhe për shkak se fansat e tyre dëshirojnë një rikthim të çiftit. Sot ka qenë Xheni, e cila me një postim me siguri ka ngritur peshë zemrat e fansave. Ajo ka publikuar foto me Benardin dhe e ka mbuluar me një lepurush, për të kujtuar kohën që kaluan brenda shtëpisë. Duket qartë që Xheni është nostalgjike dhe akoma ruan ndjenja për ish-partnerin e saj.