Një vit më parë, mbrëmjen e 21-nëntorit, u nda nga jeta këngëtari shumë i talentuar, Ergi Dini dhe miku i tij i ngushtë, Kejd Halili, pas një aksidenti me motorr. Edhe pse kanë kaluar disa kohë, dhimbja vazhdon të jetë e madhe për familjen e tij, por sigurisht edhe për gjithë dashamirësit. Barbana ka rrënqethur me fjalët për vëllain e saj, duke publikuar dhe disa rreshta të shkruar nga nëna e tyre.
“Miq e dashamirës!
U bë një vit qe Ylli im,Ergi,ju bashkua yjeve të tjerë,në qiell!
U bë një vit,që zemra ime rreh edhe për Të.
U bë një vit që stuhitë e dhembjes së shpirtit,më rrëzojnë. Por në çdo çast të vështirë, kam ndjerë një dorë që shtrihej,për të më ngritur.
Ajo dorë, jeni ju,miq dhe dashamirës.
Mirësinë tuaj e kam ndjerë në çdo çast.
Jam lutur dhe vazhdoj të lutem edhe për ju.Lumturia qoftë përherë në vatrat tuaja! Jeni të çmuar për mua!
PËR TIM BIR.
Mendja m’u thinj nga nata
Shpirti m’u këput,ra nga vjeshta,
Krahët m’i shqeu shtrëngata
dhe zërin ma mbyti heshtja.
Trupi m’u ça nga dhembja
dhe dhembja uluriti prej mallit,
Zemra fluturoi nga brenda
dhe mori fytyrën e DJALIT.
(Mimoza Dini)”.