Biondia simpatike, Viola Spiro ka shijuar për disa javë pushimet dimërore përkrah të dashurit të zemrës. Në fotot e postuara në Instagram, moderatorja shfaqet në Venecia, Milano, Kroaci e Zvicër udhëtim të cilin e ka bërë me makinë. Moderatorja ka qenë gjithmonë shumë diskrete përsa i përket publikimit të të dashurit. Por sot ajo vendosi të ndajë disa nga momentet më të bukura të këtij udhëtimi duke përfshirë dhe partnerin e saj. Ata janë duke përjetuar një histori shumë të bukur dashurie ku në videon e postuar nuk mungonin dhe puthjet e ngrohta që shkëmbenin me njëri-tjetrin./ revistawho.com