Pazëlli më i madh në botë është kompletuar nga një studente daneze e cila përgjatë vitit të fundit ka bashkuar 40.320 copëza duke realizuar kështu një skenar me përmasa 6 metra e 80 centimetra të gjatë dhe 1 metër e 92 centimetra të gjerë. Për të ndërtuar pazëllin që ndërthur skena të ndryshme të klasikëve të Disney, vajzës i janë nevojitur 460 orë pune. Ndërkohë vitin e kaluar ajo arriti të ndërtonte një pazëll me 34 mijë copëza.