• youuinsttaaffccbb
TEST
3

Devis Muka: Ja pse nuk kemi bërë dasmë

I kishte munguar prej dy vitesh teatrit dhe shfaqja “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” me regji të Elma Doresit e riktheu përsëri në skenën e Teatrit Kombëtar.

Aktori dhe moderatori i “Fiks Fare”, Devis Muka ishte sot i ftuar në programin “Pasditja ime “, ku ka folur rreth eksperiencës së tij në teatër. “Më kishte munguar shumë teatri por angazhimet në televizion më kanë bërë që ta lë pak pas dore”, – ka thënë aktori simpatik.

Devis Muka ka folur edhe për bashkëshorten e tij Nertilën dhe vazjën Negin. “Ka rreth tre muaj që unë në shtëpi shkoj si dashnor, madje edhe si dashnor jo se edhe dashnori ka oraret e veta. Më ndodh shpesh që t’i gjej të dyja gocat e mia që i kam shumë përzemër në gjumë. Jam shumë i lumtur për familjen time… E vogla Negin, është motivi i jetës sime, është diamanti më i rrallë ashtu siç e ka edhe emrin”, – ka thënë Devi.

I pyetur sepse nuk e kanë bërë ende një dasmë, ai është shprehur: “Po hë pse s’e kemi bërë dasmën? S’kishte kredi dasme dhe derisa të dalë nje ofertë e tillë s’ka dasmë. Ne na pëlqejnë shumë udhëtimet, veçanërisht Nertilës dhe udhëtimet bashkë janë dasma jonë…”, – është shprehur moderatori i “Fiks Fare”. / revistawho.com

CLOSE
CLOSE