• youuinsttaaffccbb
TEST
2

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Zaimina Vasjari: Dasma me Klodin jashtë Shqipërisë, në verë rikthehem në muzikë (PJESA 2)

Nga revistawho.com / Fotot: Juxhin Kurti / Hair & Make Up: Elona Balaj

(VIJON NGA PJESA 1 – LEXO KËTU) Në këtë pjesë të dytë të intervistës ekskluzive me Zaimina Vasjarin, sjellim copëza të tjera nga shtatzënia e bukuroshes së skenës, që prej kohësh po provon suksesin edhe në biznes. Por, dashuria për këngën nuk është shuar kurrë dhe në verë me shumë gjasë do të kemi një tjetër produkt muzikor nga Zaimina. Rreshtat që vijojnë na mësojnë se do të kemi edhe një dasmë për të cilën kemi mësuar se nuk do të mbahet në Shqipëri, por destinacioni i saj mbetet ende sekret.

Ke qenë ndër ato shtatzëna, që të vënë në mëdyshje nëse janë apo jo në pritje të ëmbël… Çështje metabolizmi, apo një regjim i kontrolluar ushqimor?

Mendoj se metabolizmi ka të bëjë më shumë, megjithëse duhet të them që kam mbajtur regjim shumë të mirë dhe të kontrolluar deri në festat e fundvitit (qesh). Dhjetori ka qenë një abuzim me bakllavanë që e dua shumë, por edhe në atë periudhë nuk mora kile.

Je marrë me aktivitet këto kohë?

Jo, kam dashur të ushtroj në palestër, por Klodi ka qenë kundra palestrës madje dhe kundra pushimeve… Kryesori ka qenë për ne shëndeti i bebit dhe që unë të kisha një regjim të mirë.

Si i përjetove ndryshimet në trup këto javët e fundit?

Më në fund muaji fundit është ai që më bëri të ndihem një grua shtatzënë, shyqyr më në fund doli dhe barku (buzëqesh)… Nuk kam ndonjë transformim shumë të madh në trup, përveç barkut ku kam gjënë më të bukur të jetës time dhe jam shumë mirë me veten.

Jë bërë nevrike këto kohë?

Jo, kam qenë shumë e lumtur gjithë këtë kohë, kam dëgjuar që gratë bëhen nevrike, por mua nuk më ka ndodhur. Jam natyrë shumë e qeshur dhe kur mund të acarohem zgjat shumë pak, i kaloj gjërat me qetësi.

Kush të ka përkëdhelur më shumë?

Natyrisht partneri.

Çfarë domethënieje ka emri Khloe?

Unë kam qenë e fiksuar në vite me këtë emër dhe kur mora vesh që gjinia e bebit ishte vajzë u lumturova shumë, se emrin e kisha gjetur. Ndoshta dhe nga Klodi, për të qenë një emër i ngjashëm me babin.

Do ketë motër ose vëlla Khloe?

Khloe ka aktualisht dy motra Jennifer dhe Kristel, të cilat mezi po e presin. Por familja do edhe një çun, kështu që nuk do jetë Khloe bebi i fundit i familjes sonë.

Po dasmë do bëjnë mami dhe babi?

E kemi menduar dhe dasmën, patjetër që do bëjmë, por nuk do të jetë një dasmë tradicionale madje nuk do të jetë as në Shqipëri… Miqtë dhe familjarët do t’i ftojmë në një vend jashtë Shqipërisë. Por nuk po them më shumë.

Cila ka qenë blerja e parë dhe cila e fundit për të?

Klodi është ai që ka bërë më shumë blerje për gocën se sa unë dhe blerja parë dhe e fundit është bërë nga Klodi, por rrobat janë ato që na emocionojnë më shumë sepse janë si për kukulla, shumë të vogla.

Do jesh mami full time, apo do t’i kthehesh aktivitetit?

Patjetër që do t’i kthehem aktivitetit, por kryesore dhe primare do jetë familja dhe natyrisht vajza.

Do t’i kushtosh ndonjë këngë vajzës, apo do ta mësosh të merret me biznes?

Për këngë ende nuk e di, por dëshirë patjetër që kam… Ndoshta në verë e gjej kohën për një projekt muzikor. Kemi bërë një pakt me Klodin që tani, ai nuk do që vajza të jetë e ekspozuar në mënyrë kategorike në rrjetet sociale. Vajza do ketë përkushtim maksimal nga të dy, dhe mami dhe babi të dy kanë bizneset përkatëse kështu që nëse do drejtohet nga bizneset tona i ka gati, nëse ka prirje për diçka tjetër nga ne do të ketë mbështetjen sigurisht.

Dhomën e saj e ka arreduar mami? Sepse nga fotot e publikuara është komentuar shumë edhe shtëpia…

Për momentin Khloe do të qëndrojë në dhomën tonë, pasi është shumë e vogël për ta lënë në një dhomë të veçantë. Kur të jetë koha që ajo do shkëputet nga dhoma jonë atëherë do të kalojë në dhomën e saj, të cilën pa diskutim do ta arredojë mami si arkitekte që është (qesh). / revistawho.com

CLOSE
CLOSE